Familja e Fatos Nanos e përfshirë në një transaksion 500 mijë euro nga Dubai

Emisioni FactCheck ka mundur të sigurojë dosjen e sekuestros e cila provizorisht deri në përfundim të hetimeve ka vendosur në ngrirje 176,06 m2, e llojit apartament, me vlerë fillestare 483 000 euro, vendndodhja Lundër, Tiranë; 13.08 m2, në Lundër me vlerë 11 500 euro; dhe 19.03 m2, e llojit garazh në Lundër me vlerë 15 500 euro.

Totali i këtyre tre aseteve një apartament dhe dy garazhe 510.000 euro dhe aktualisht me kërkesë të prokurorisë Tiranë dhe me miratimin e gjykatës penale janë vënë në sekuestro.

Kjo është kërkesa e prokurorisë depozituar në dhomën penale tiranë “Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetases Anna Morgenstern, xxxxxxxx lindur në Wroclav dhe banuese me adresë: xxxxxxxx Dubai, Emiratet e Bashkuara, e martuar, identifikuar me pasaportë xxxxxxxxxx, pranë Bankave të Nivelit të Dytë”.

Alarmi se Anna Morgenstern po blenë Prona në Shqipëri është ngritur më 14.11.2023, ndërsa në hetimet e kryera rezulton se ajo këto prona i ka blerë jo tek njerëz apo kompani të panjohur në Shqipëri.

Është ky dokumenti ekskluziv i siguruar nga “FactCheck” i cili tregon se Anna Morgenstern e dyshuar për pastrim parash plot 28 milion euro së bashku me bashkëshortin e saj të arrestuar ka mundur të blej pasuri nga kompania JoyGroup dhe Xhoana Nano bashkëshortja ish kryeministrit Fatos Nano.

Në dokument thuhet “Më datë 09.01.2023 është nënshkruar kontratë shitje pasuri e paluajtshme, ku shtetasja Anna Morgenstern ka blerë nga shoqëria “Joy Group” sha, pasuri të paluajtshme të llojit “apartament”, me sipërfaqe 176.06 m², Lundër, Tiranë, kundrejt vlerës 483,000 euro. Në lidhje me pagesën e kontratës rezulton se në llogarinë e tjetërsimit të Noterit përgjatë periudhës Janar-Shkurt 2023 janë kryer 5 transferta me vlerë totale 483,000 euro nga llogaria e shtetases Anna Piatowska Chmiel.

Joy Group është ish kompania Joy Travel themeluar në vitin 1999 nga Xhoana Nano, aksionet të cilat ajo në vitin 2022 ja ka kaluar në vlerën e 100 % shtetasit K.Nano.

E teksa ishte kryer blerja e apartamentit Anna rishfaqet sërish këtë herë në blerjen e garazheve, në provat që kanë bindur gjykatën ti sekuestrojë thuhet si vijon “Më datë 07.02.2023 është nënshkruar kontratë shitje pasuri e paluajtshme, ku shtetasja Anna Morgenstern ka blerë nga shtetasja Xhoana Nano, dy pasuri të paluajtshme të llojit “garazh”, kundrejt vlerës 28,000 euro. Pagesa është kryer në datë 10.02.2023 nga llogaria e shtetases Anna Pistkowska Chmiel (dërguese e fondeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku nga verifikimi rezulton të jetë shtetasja Anna Morgenstern), në llogarinë e tjetërsimit të Noterit.

Edhe pse në dosjen e Prokurorisë nuk ka një dokument që provon se Anna është bashkëshortja e Stephan, hetuesit thonë se i janë referuar burimeve të hapura.

Ndërsa ndalur në faqen e Facebook të kësaj shtetase ajo ka një kolazh fotosh në shoqërinë e Stephan Morgenstren të arrestuar dhe në pritje të ekstradimit drejt Koresë së Jugut.

Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga “FactCheck” thuhet se “Stephan Morgenstern, kërkohet nga Policia Koreane për përfshirjen në veprimtari kriminale në shkallë të gjerë për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe krijimi i skemës Ponzi. Ndaj tij është lëshuar nja kartelë e kuqe nga Interpoli.”

Ekstradimi i tij është miratuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit në vend ndërsa pritet firma e ministrit të drejtësisë z.Ulsi Manja nëse do e lejojë apo jo dërgimin e tij në Seul.

Latest articles

Related articles