Çudirat me Lali Erin dhe drejtorët e tij nuk kanë fund! Gazetari zbulon…

nga Flamur Vezaj

Çudirat me Lali Erin dhe drejtorët e tij nuk kanë fund! Në këtë foto me Lali Erin është Thanas Rrapo! Besoj se e njihni, pasi kohët e fundit kemi zbuluar se ai është ortak në bizneset e hotelierisë dhe ndërtimit me drejtorët e Lali Erit që janë në burg!

Prandaj, ky Rrapo, në mënyrë rastësore është shfaqur në foto me Lali Erin dhe në mënyrë rastësore është ortak me vëllan e super drejtorit Taulant Tusha, Sokolin! Ky i fundit ka 40% të aksioneve në “Resortin Rapo so” në Potam të Himarës, 40% të tjera i ka ky Rrapo, në foto me Lali Erin dhe 20% i ka një ish kolege e Tushes!

Gjithashtu, ky Rrapo ka qenë ortak në kompaninë e ndërtimit “Joni Konstruksion” me Arben Malokun, kryetar i Njësisë Administrative në Zall Herr, pranë Bashkisë së Lali Erit, e hapur në vitin 2020! Por në vitin 2022, Maloku dhe një aksioner tjetër, B.Lleshi, i dhuruan 66% të aksioneve të kompanisë së ndërtimit vëllait të Taulant Tushes, Sokolit përsëri!

Por kjo foto nuk duket rastësi, pasi Lali Eri ia ka punësuar bashkëshorten këtij Rrapos pranë Ujesjellës Kanalizimit të Tiranës, shtetasen Ledia Ramo (në foto tjetër me Thanas Rrapon). Edhe ajo, si drejtorét e tjerë ka përfunduar tashmë në gjyq si e pandehur nga SPAK-u! Ramo do të gjykohet bashkë me tre persona të tjerë për një tender me vlerë rreth 144 milion lekë për blerje “kimikate dhe karbon aktive” për UKT-n!

Prandaj, Lali Eri nuk dinte se ky Rrapo kishte gruan të punësuar në Bashki, tashmë të pandehur!
Nuk dinte gjë se ky Rrapo që del në foto është aksioner me vëllan e super drejtorit të tij në një hotel në jug! Dhe nuk dinte gjë se ky Rrapo është edhe ortak në kompani ndërtimi të pallateve në Tiranë, po me vëllan e drejtorit të tij Tusha!

Latest articles

Related articles