SPAK-u thellon hetimin pasuror për drejtorët e Veliajt. Do ju merren lekët

Në datën 28 mars të 2024, SPAK-u arrestoi drejtorët hajdutë të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Në prangat e policisë ranë Mariglen Qato, ish-drejtor i Shërbimeve Mbështetëse pranë UKT-së Tiranë dhe Redi Molla, ish-drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, ndërkohë pati një urdhër tjetër arresti për Taulant Tushën, i cili ndodhet prapa hekurave për inceneratorin e Tiranës.

Në detyrim me paraqitje u vunë drejtorë të tjerë të Bashkisë Tiranë si Eglantina Zere, Enton Punavija, Deborah Keçi, Julian Zanaj, dhe biznesmeni Nestor Muhametllari.

Mediat raporton nga burime zyrtare se ndaj drejtorëve të Erion Veliajt ka filluar hetimi pasuror.

Ky hetim po thellohet me informacione që po mblidhen zyrtarisht për dhjetëra kompani dhe individë të cilët kanë pasur lidhje me drejtorët hajdutë të dosjes “5D”.

Latest articles

Related articles