“Opozita bëhet sot duke luftuar korrupsionin dhe jo duke amnistuar” – Bakiu i përgjigjet kolegut


Deputetja e Partisë Demokratike, Merita Bakiu iu përgjigj gjatë fjalës së saj Gazment Bardhit i cili më herët kishte aluduar se deputetët e Partisë Demokratike nuk qëndrojnë në sallën e Parlamentit.

Zonja Bakiu tha se opozita bëhet duke luftuar korrupsionin dhe jo duke amnistuar të korruptuarit e dënuar nga GJKKO.

“Opozita nuk bëhet me fjalë, por bëhet me akte. Opozita nuk bëhet qëndrove apo nuk qëndrove në sallë. Opozita bëhet duke punuar, duke qenë zëri i halleve dhe problemeve të njerëzve që na kanë votuar. Opozita bëhet sot duke luftuar korrupsionin që ka mbuluar Shqipërinë dhe jo duke amnistuar të korruptuarit”, – tha deputetja demokrate gjatë fjalës së saj

Latest articles

Related articles