Detaje nga vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë: Kafshuan farmacisten në dorë

Pallati ku u gjetën pa jetë dy ukrainaset
Detaje të reja bëhen me dije nga vdekja e dy grave ukrainase në Tiranë.

Ato u gjetën të pajeta nga shoqja e tyre e dhomës në një apartament në rrugën e Dibrës punonin si eskorta (punëtore seksi).

Njëra prej tyre kishte dy muaj që kishte ardhur në vendin tonë, ndërsa dy të tjerat kanë rezulton të kenë hyrë në Shqipëri në datën 1 maj. Ato kishin më pak se një javë që banonin në apartamentin ku u gjetën të vdekura.

Sakaq, mësohet se pak ditë më parë ato kishin kërkuar ilaçin Xanax, por farmacistja kishte refuzuar t’ua jepte pa recetë. Ato madje kishin tentuar të përlesheshin dhe e kishin kafshuar farmacisten në dorë.

Rapotrohet se farmacistja bëri denoncim në polici për këtë incident, por blutë e Tiranës nuk arritën t’i lokalizonin në kohë

Latest articles

Related articles