Të dënuarit nga GJKKO që përfituan nga Amnistia Penale, ministri Manja: Janë vetëm 8!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se nga Amnistia Penale kanë përfituar vetëm 8 persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme.

Në një interpelancë me deputetin e PD-së, Enkeled Alibeja, ministrja Manja u shpreh se tetë përfituesit e amnistisë janë shtetas të zakonshëm ose nënpunës publik.

“Asnjë prej tyre nuk është simbol i korrupsionit”, theksoi ministri, duke shtuar se “nuk kam mashtuar askënd, jam shprehur publikisht qëndrimin e qeverisë për të mos amnistuar asnjë zyrtar apo ish zyrtar të lartë të dënuar apo hetuar për korrupsion”.

Ulsi Manja: Nuk ka asgjë urgjente, është ligj që u miratua në këtë Kuvend. Zbatimi është bërë në respekt të asaj që u votua.

Nuk kam mashtruar askënd por kam shprehur publikisht qëndrimin e qeverisë për të mos amnistuar asnjë zyrtar apo ish zyrtar të lartë të dënuar apo hetuar për korrupsion.

Ata që kanë përfituar nga amnistuar me ulje dënimi dhe që janë dënuar nga GJKKO për korrupsion, janë shtetas të zakonshëm ose nënpunës në shërbim publik, janë vetëm 8 dhe asnjë prej tyre nuk është simbol i korrupsionit. 116 deputetë dhanë votë pro për këtë Amnisti

Latest articles

Related articles