Sekretari Ligjor i PD, Sefa: Mos u lodh kot të interpretosh përgjigjen e SPAK, është e qartë si drita e diellit

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa, i është përgjigjur opozitarëve që bashkuan votat me partinë socialiste për amnistinë penale. Sefa shprehet se të bësh diskutime me hile dhe marifete gjyhësore është cinizëm dhe do të mohosh të vërtetën që është në sytë e të gjithëve.

Reagimi Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa:

https://www.facebook.com/share/gjhiFYBWYyQEMhZP/?mibextid=WC7FNe

Dëgjova me vëmëndje fjalimet me patos te një “opozitari” që u duartrokit me shumë dashuri dhe u falenderua publikisht nga UlËsiu dhe Pandi te PS-së. Të bësh diskutime me hile dhe marifete gjyhësore ështe cinizëm dhe do të mohosh të vërtetën që është në sytë e të gjithëve. Mos u lodh kot të interpretosh përgjigjen e SPAK është e qartë si drita e diellit. PO mor PO kanë përfituar DERI TANI mbi 100 persona sepse i është pushuar ekzekutimi i dënimit penal dhe përfitojnë nga amnistia panvarësisht nga mënyra e ekzekutimit të tij. Dhe atyre që i është pezulluar dënimi përsëri përfitojnë sepse nuk do të detyrohen të shkojnë te shërbimi i provës. URISTI i Ulsiut bën mirë të lexojë nenin 62 të Kodit Penal se këta që fali shpëtojnë nga zbatimi i vendimit te gjykatës.
Pitkini Urist për mos u lodhur shumë i them që t’i drejtoj këto pyetje SPAK:

  1. Sa është numri i veprave penale në proçedimet penale në hetim ose ende në gjykim që pushohen në zbatim të ligjit 33/2024 “Për dhënie Amnistie”? Ju lutem na i paraqisni në një tabelë përmbledhesë të gjithë emrat e individëve që përfitojnë nga zbatimi i ligjit 33/2024 “Për dhënie Amnistie”.
  2. Sa është numri i personave që përfitojnë nga zbatimi i ligjit 33/2024 “Për dhënie Amnistie” të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë apo janë në hetim apo në gjykim për veprat penale të përcaktuara në Nenin 75/a pika a) të Kodit të Proçedurës Penale?
  3. Sa është numri i personave që përfitojnë nga zbatimi i neni 5 të ligjit 33/2024 “Për dhënie Amnistie” për proçedimet e ndjekura nga struktura juaj? Ju lutëm na i paraqisni në një tabelë me emrat konkret, dënimet e dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose nga Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe sa dënim i ka mbetur për të vuajtur nga këta të dënuar?

Këto janë pyetjet që presin përgjigje, prisni dhe pak. Kujdes se UlËsiu të shet shpejt se stë ka për gjë.

Latest articles

Related articles