Manja thotë se pak të korruptuar kanë dalë nga Amnistia – REDAKSIONALE

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dalë në Parlament dhe ka pranuar se me amnistinë e re penale kanë dalë nga burgu edhe njerëz që janë dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Vetëm tetë kanë qenë të tillë tha z. Manja që shtoi se Amnistia ka marrë 116 vota në Parlament. Kaq dinte të thoshte ministri i Drejtësisë që është ai që shohim.

Manja nuk është një ministër dosido sepse ka qenë prokuror që ka ndjekur krimin e korrupsioni, më pas i ka pëlqyer politika, e përmbytur në korrupsion e krim. Ai ka ndërruar fanellë. Ai realitivizon edhe krimin edhe korrupsionin për ti për një çnderim vetes e ish kolegëve.

Manja nuk është një ministër dosido sepse ai të kap për veshësh dhe të fyen me lyerje flokësh, pasi në mungesë të moralit politik dhe sojit të Partisë atij i duhet një fije bari të mos mbytet në sharlatanizma.

Manja ia futi edhe shokut të tij të ngushtë Gaz Bardhit sepse pranoi atë që Gazi mohon për faqe të zezë e pa pikë turpi, siç e ka në natyrë, që nuk ka të liruar për korrupsion në amnistinë penale.

Latest articles

Related articles