Kandidati i pavarur presidencial R. F. Kennedy Jr:Mjekët gjetën një krimb të ngordhur në kokën time

Kandidati i pavarur presidencial Robert F. Kennedy Jr. deklaroi se më shumë se një dekadë më parë, mjekët kishin zbuluar një krimb në kokën e tij, i cili pasi kishte ngrënë një pjesë të trurit të tij kishte ngordhur, sipas “New York Times”.

RFK Jr., 70 vjeç, bëri deklaratën e çuditshme gjatë procedurës së tij të divorcit në vitin 2012, duke detajuar ‘problemin’ për të cilin fillimisht dyshohej se ishte një tumor në tru.

Pas konsultimit me një mjek të dytë, skanimet treguan se ishte një parazit i vdekur.

Përpara se të merrte një opinion të dytë, Kennedy kishte vendosur t’i nënshtrohej një operacioni në “Qendrën Mjekësore Universitare”, në Karolinën e Veriut nga i njëjti mjek që operoi xhaxhain e tij, senatorin Edward Kennedy (D-Mass.), i cili vdiq nga kanceri në tru në vitin 2009.

Një mjek në “Spitalin Presbyterian” të Nju Jorkut i tha Kenedy se besonte se anomalia ishte shkaktuar nga një krimb që kishte hyrë në trurin e tij dhe kishte ngrënë një pjesë të tij dhe më pas kishte ngordhur.

Kennedy tha se nuk e dinte se kur mund të ishte infektuar me parazitin, por sugjeroi se mund të ketë qenë gjatë një udhëtimi në Azinë Jugore.

Mjekët sugjeruan se kishte të ngjarë të kishte qenë një larvë e krimbit të derrit, e cila dihet se shkakton konvulsione, dhimbje koke dhe marramendje kur fillojnë të ngordhin.

Kur u pyet nëse problemet e tij shëndetësore mund të ndikonin në aftësinë e tij për të shërbyer si president, një zëdhënës i fushatës së Kenedy tha se ky ishte një sugjerim qesharak, duke pasur parasysh konkurrencën.

Latest articles

Related articles