Gazetari Baton Haxhiu u pyet për vilën që i bleu Ilir Metës?

Gazetari Baton Haxhiu u thirr sot në SPAK, ku u mor në pyetje për gati dy orë. Pasi doli nga SPAK, ai nuk tregoise për çfarë ishte pyetur.

Mediat raportojnë se Baton Haxhiu duket është marrë në pyetje për një vilë që ai ia ka blerë ish-presidentit dhe aktualisht kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Bëhet fjalë për një vilë në zonën e plazhit të Golemit në Kavajë i njohur për resortet, hotelet dhe vilat luksoze.

Brenda Prokurorisë së Posaçme, Baton Haxhiu prit nga oficeri M. B. që ishte në vartësi nga prokurori Sotir Kllapi, raporton Voxnews.al. Dhe është pikërisht prokurori Kllapi, ai i cili ka në dorë dosjen e Ilir Metës.

Siç është raportuar deri tani, Meta hetohet për aferën CEZ-DIA, paratë e fshehura të lobimit në SHBA dhe fshehje të pasurisë/ voxnews.al

Pyetja e Baton Haxhiut në lidhje me vilën në Golem që ia ka blerë Ilir Metës, ka dalë disa kohë më parë edhe nga përplasja që gazetari Mero Baze ka patur “online” me Tedi Blushin. Ky i fundit e ka akuzuar atëherë Baton Haxhiun se është i gatshëm të shesë gjysmën e Kosovës për një vilë në Palasë, ndërsa Baze i kishte kujtuar vilën e Ilir Metës në Golem, ku ka jetuar Haxhiu.

Latest articles

Related articles