Elbasani në festë, skuadra ngjitet në kategorinë Superiore

Spektakël i madh në qytetin e Elbasanit. Ngjitja në Kategorinë Superiore të ekipit të Elbasanit, është cilësuar si një fitore e madhe për ekipin, mbarë tifozët por edhe qytetarët elbasanas.

Gjatë të gjithë pasdites së sotme, ekipi dhe Elbasani ka festuar titullin kampion në kategorinë e parë në futbollin kombëtar.

Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë Gledian Llatja, që në orët e para të mbasdites qendra e qytetit ka qenë vetëm për ekpin, tifozët dhe shumë qytetarë të cilët kanë përgëzuar ekipin për rikthimin e tyre në kategorinë superior.

Stadiumi Elbasan “Arena” u mbush me tifozë si dhe me plot urime dhe krenari, duke befasuar ekipin nga përkrahja e padiskutueshme e tifozëve.

Pas ndeshjes me Bylis, skuadra AF Elbasani parakaloi në bulevardin e qytetit së bashku me sportdashësit.

Ka qenë një atmosferë e madhe festive për qytetin e Elbasanit rikthimi i ekpit në superior, ku bashkia Elbasan ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj skene si edhe të festojnë në një koncert të madh në sheshin “Gensher”. Festimet kanë vijuar, me lavdërime për lojtarët e talentuar dhe trajnerin e tyre.

Latest articles

Related articles