Ekzekutohet në një atentat armiku i Ervis Martinajt, gruaja mbetet e plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mrbëmjen e sotme në Athinë, teksa një çift shqiptarësh kanë rënë pre e një atentati me armë zjarri.

Mësohet se për pasojë bashkëshorti 32-vjeçar ka mbetur i vrarë, ndërsa bashkëshortja 37-vjeçare është plagosur.

Personi i vrare ne shtetin Grek behet fjale per Roan Brahimin, i njohur si armik i Vis Martinaj.

Ai ka qene shpesh here i kerkuar nga policia per ngjarje te ndodhura ne Lezhe dhe Laç.

Se fundmi ai u shpall ne kerkim per atentatin ndaj Ylli Brahimit ku mbeti i vrare Klisman Preci.

Vajza tjeter qe mbeti e plagosur behet fjale per shtetasen shqiptare me Iniciale K.B.

Sipas informacioneve të para, një person i panjohur ka qëlluar drejt çiftit që ndodhej brenda një makine.

Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 21:30 të natës në rrugën “Messolongiou”.

Papritur një motoçikletë ka kaluar makinën dhe një person ka nxjerrë një armë dhe ka hapur zjarr drejt automjetit.

Latest articles

Related articles