Edi Rama është korruptori më i madh i historisë së Shtetit shqiptar – REDAKSIONALE

Rezoluta antikorrupsion e Edi Ramës është një ftesë për Pazar sepse nuk do të destabilizojë Pushtetin aktual, por ta forcojë edhe më tej, duke hequr ca e vënë ca. Është një Pazar për Imunitet ndaj SPAK. Nuk ka asnjë interes kombëtar tek Rezoluta e PS. Është një mekanizëm për të ruajtur stutus quo-në.

Edi Rama është korruptori më i madh i historisë së shtetit shqiptar që çdo njeri që takon mendon sesi ta përdorë për qëllimet e tij. Ai dëshiron të bëjë këdo pis sepse pisllëku është moçali ku është stërvitur prej dekadash.

Ai nuk është heroi që shpëton vendin nga korrupsioni që e sollën, sipas tij, Turqit, me logjikë shit e blej. Ai është krijuesi i korrupsionit modern. Një pallat një votë. Ai bleu të gjithë asamblenë e PS në 2005 për të marrë kryetarllëkun që vijon…

Ai i dha fund korrupsionit klasik të Nanos duke e futur korrupsionin në një nivel tjetër modern. 20 % për çdo leje ndërtimi në Tiranë. Format më kreative të korrupsionit ne i shikojmë sot tek PPP, konçesione e Tendera sekretë. Janë me dhjetëra zyrtarë e drejtorë që janë në përndjekje nga SPAK.

Ai po bën prova për fushatën zgjedhore të 2025, me kartën antikorrupsion, duke testuar opinionin pubik sesi do të reagojë. Ai ia ka shitur ambasadorëve si nevojë dhe domosdoshëri.

Nëse opozita mendon se mund tia hedhë Edi Ramës tek korruptimi i mendjeve nuk kanë mësuar asgjë nga ai.

Shikoni foton dhe mendoni.

Latest articles

Related articles