Dita e Europës – “Realizoni reformat”, Ambasadori Gonzato: Të përfundojmë integrimin e Ballkanit Perëndimor

Sot në Ditën e Europës, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, teksa mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga ministria e Jashtme, përsëriti mesazhin se integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor janë prioritet. Gonzato tha se BE e ka kuptuar tashmë që duhet të përfundojë procesin e integrimit dhe se sinjalet janë të qarta nga unioni. Ai shtoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të çojnë para reformat.

“Nga Brukseli ka sinjale të qarta se jemi në një moment tjetër të procesit të zgjerimit. E kemi kuptuar që në duhet ta plotësojmë procesin e integrimit, ta përfundojmë atë. Po integrojmë një pjesë të rëndësishme të euro në këtë projekt fantastik, sinjalet janë të qartë, çelja e negociatave për anëtarësim jo vetëm me Shqipërinë, me Bosnjen, me Maqedoninë dhe shpejtësia me të cilat shtete anëtarët dhe PE kanë rënë dakord për planin e rritjes, por edhe për reforma që janë kyçe për të ndërtuar këtë lloj shoqërie që kërkojmë”, tha Gonzato.

Latest articles

Related articles