Basha, PS-së: Pushkatarëve të 21 janarit u dhatë pasuri! Sebepin e bëtë president

Kreu i PD-së Lulzim Basha në seancën e sotme plenare ka replikuar me ministrin Ulsi Manja me të cilin u mbajt dhe interperlancë për amnistinë penale.


Ai theksoi se PS, pushkatarët e 21-janarit i bëri pushkatar si dhe i pasuruan e u dhanë poste të larta zyrtare.

Basha nuk la pa përmendur dhe rastin e McGonigal.

“21 janari, a nuk jeni ju që i graduat i bëtë kryetar bashkie, pushkatarët e 21 janarit, i dhatë pasuri. Sebepin e 21 janarit e bëtë president.

Një kryeminisër i një vendi anëtar të NATO-s ka korruptuar një nga zyrtarët më të lartë kundër inteligjencës së një vendi tjetër anëtar të NATO-së, rastin MC Gonigal që sot e ke në burg për dy vjet dhe katër muaj, për komplotit që stisi bashkë me shefin tënd kundër rivalit me kryeministrin”-tha Basha

Latest articles

Related articles