U filmua duke dhunuar të ëmën e moshuar, arrestohet djali në Tiranë

Një tjetër rast tronditës i dhunës në familje është zbuluar në Tiranë, këtë herë në Allias. Nga pamjet që janë bërë virale në rrjetet sociale, shihet momenti kur një e moshuar dhunohet pa pikë mëshire nga djali i saj.

Rasti është denoncuar nga një banorët e lagjes, të cilët të shqetësuar pretendojnë se agresori sapo ka dalë nga burgu dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në pamjet më poshtë, ai është filmuar duke kapur prej flokësh nënën e tij të pambrojtur dhe e shtyn fort, teksa i bërtet me të madhe.

Sipas raportimeve, kjo nuk ishte hera e parë që e moshuara dhunohet nga djali i saj.

Nëdrkohë policia ka reaguar për rastin duke thënë se djali shtë Gentjan Kola dhe pritet t’i komunikohet arresti nga blutë.

Mësohet se Kala ishte në masë “arrest në shtëpi”, masë që i është zbutur pak kohë më parë me vendim gjykate.

Ai ishte arrestuar më herët për po të njëjtën vepër penale, dhunë në familje.

Sipas mediave, djali sapo ka dalë nga burgu dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Latest articles

Related articles