SPAK-u po heton çdo pasuri të Metës dhe Kryemadhit. Kanë ardhur letërporosi nga disa shtete


Gazetarja Klodiana Lala thotë se për hetimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga SPAK, ka një dosje voluminoze dhe janë dërguar disa letërporosi në vende të ndryshme, disa prej të cilave kanë kthyer përgjigjie.

“Është kërkuar informacion me letër porosi në Vjenë, Pragë, në Britaninë e Madhe. Disa prej letër porosive kanë mbërritur. Është kërkuar informacion për kontratat lobuese në SHBA, janë pyetur dhjetëra dëshmitarë, është pyetur vetë Meta e Kryemadhi. Kjo çështje voluminoze kërkon kohën e vetë”,-thotë ajo.

Nga ana tjetër, gazetarja theksoi se Meta nuk po hetohet vetëm për aferën “CEZ-DIA” por edhe për pasurinë e tij dhe të familjarëve të tij për të provuar nëse është ndërtuar nëpërmjet burimeve të ligjshme.

“Meta-Kryemadhi nuk ka mbetur vetëm tek CEZ-DIA por po hetohen të gjitha pasuritë e përbashkëta të çiftit. Këtu flasim për të gjitha pasuritë që kanë ata apo njerëzit e tyre të afërm. Po bëhen hetimet për të gjetur nëse kjo pasuri justifikohet apo jo me burime të ligjshme. Patjetër që Meta dhe Kryemadhi do mbrohen në mënyrat e tyre sepse janë politikanë”.

Latest articles

Related articles