Rezultati i zgjedhjeve në Maqedoni, BDI dhe koalicioni i saj i dyti. Si ndahen mandatet

Sot më 8 maj, Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, në të cilat të drejtë vote kishin 1.8 milion qytetarë.

  • Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kandidatja e VMRO-DPMNE për Presidente, Davkova ka fituar mbi 65 për qind të votave, ndërkaq Pendarovski ka arritur të marrë rreth 30 për qind të votave.

Edhe në zgjedhjet Parlamentare është VMRO ajo që kryeson zgjedhjet. Por çfarë është surprizuese, është se Frondit Demokratik, i udhëhequr nga BDI e Ali Ahmetit, është në vendin e dytë, duke lënë pas LSDM-në, e cila është sot partia kryesore në pushtet.

Më poshtë është edhe ndarja e mandateve për secilën forcë politike:

VMRO e para me 59 mandate deputetësh

Fronti Europian (BDI) i dyti me 19 mandate deputetësh

LSDM e treta me 18 mandate deputetësh

Koalicioni VLEN me 13 mandate deputetësh

Latest articles

Related articles