Rezoluta e PS, Meta i shkel syrin Ramës

Presidenti i PL-së, Ilir Meta i ka lënë një dritare hapur nismës së qeverisë Rama për një komision të posaçëm që do të kontrollojë punët e drejtësisë. Ai tha se kjo është shashkë, por që Edi Ramës mund t’i besohet se ka reflektuar vetëm nëse do të pranojë të gjitha komisionet hetimore që ka kërkuar opozita në Kuvend.

Nuk mund të ketë komision të posaçëm të ideuar nga Rama që të synojë t’i shërbejë Kushtetutës, një garancie funksionale, shtetit të së drejtës. Kur Edi Rama të pranojë të gjitha komisionet hetimore të opozitës, edhe mund të besohet se ndoshta ka një reflektim. Por ndërkohë që ai përshkallëzon të gjitha veprimet agresive për të bllokuar llogaridhënien në Kuvend në raport me opozitën” – thotë META.

Latest articles

Related articles