Karabina: Ka hije të marrëveshjeve okulte mes një pjese të opozitës dhe PS-së, të jemi të vërtetë me qytetarët

Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina në një intervistë për mediat dje u shpreh se të protestosh kundër kësaj qeverie të korruptuar është gjëja më e mirë që një opozitë duhet të bëjë, por duhet të jemi të vërtetë me qytetarët.

“Të protestosh kundër kësaj qeverie të korruptuar është gjëja më e mirë që një opozitë duhet të bëjë. Por duhet të kemi parasysh që qytetarët të na besojnë, ne duhet të jemi të hapur me to dhe të vërtetë. Kështu që për aq kohë sa ka hije të marrëveshjeve okulte mes një pjese të opozitës dhe PS-së, sigurisht që qytetarët nuk do ti ndjekin dhe nuk do të shkojnë atje”, deklaroi Karabina

Latest articles

Related articles