Bushati: Veliaj nuk largohet nga protesta me 200 veta, me bluzë “Lironi Berishën”

I ftuar në MCN TV, analisti Andi Bushati është shprehur kritik ndaj protestës së Rithemelimit përpara Bashkisë së Tiranës.

Sipas tij, nuk mund të largohet Veliaj nëse mblidhen 200 vetë para Bashkisë dhe një pjesë e tyre kanë bluzën “Liri për Berishën”.

Bushati u shpreh se duhet ndarë qëllimi i protestës është për të liruar Berishën apo kundër vjedhjes së Erjon Veliajt dhe drejtorëve të tij.

Ndonëse çështja është skandaloze, fakti është se opozita nuk po mbledh dot njerëz në shesh dhe me aq njerëz sa mblidhen, Veliaj nuk largohet.

Bushati: “Largimi i gjithkujt mund të realizohet me protesta, por largimi i Veliajt nuk mund të arrihet me protesta me 200 veta, ku një pjesë e njerëzve dalin me ato bluzet “Liri për Berishën”. Pra, njerëzit duhet ta ndajnë: këto janë protesta për të liruar Sali Berishën apo janë protesta në emër të qytetarëve, sepse qytetarët po i vjedhin. Fakti është që opozita, ndonëse çështja është skandaloze, nuk po arrin të mbledh njerëz në shesh kundër Veliajt dhe me të tilla protesta Veliaj natyrisht që nuk largohet.” – u shpreh Bushati në MCN TV

Latest articles

Related articles