VIDEO | Sulmuesi Muçi tjerë gol me Beshiktashin në Turqi

Ernest Muçi ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Beshiktashit, teksa arriti të zhbllokonte sfidën ndaj Ankaraguçu, të vlefshme për raundin gjysmëfinal të Kupës së Turqisë.

Me një të djathtë vrastare në hyrje të zonës, talenti shqiptar, përshëndeti rrjetën në minutën e 70-të, duke çuar peshë tifozët vendas. Një gol me mjaft vlerë ky për Muçin, që pritet ti sjellë finalen e madhe skuadrës së Beshikashit.Vlen të theksohet fakti se 23-vjeçari u transferua në merkaton e janarit te klubi turk, nga Legia e Varshavës, ku në 11 ndeshje të luajtura në kampionat, ka shënuar 3 gola.

Latest articles

Related articles