Tragjedia në Shkodër, reagon edhe këngëtari Luiz Ejlli

Tragjedia e ndodhur në Shkodër ka tronditur jo vetëm qytetin verior, por gjithë Shqipërinë, pasi 39 vjeçarja Alma Arrazi vendosi të vetëflijohet së bashku me 3 fëmijët e mitur në lumin Buna, pas dhunës dhe tradhtisë nga bashkëshorti, Erdgys Arrazi.

Të shumtë kanë qenë personazhet publikë që kanë reaguar në lidhje me këtë ngjarje, ndërkohë që mediat kanë kërkuar me ngulm edhe një mendim nga këngëtari shkodran Luiz Ejlli.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka treguar se kanë qenë të shumta mediat që e kanë pyetur për rastin në fjalë, ndaj edhe përgjigjen ua ka dhënë të gjithave nëpërmjet një “story” në Instagram, ku kërkon nga autoritetet të zbardhin motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

E gjithë Shqipëria por sidomos shkodranët jemi të tronditur nga ngjarja e rëndë ku një nënë dhe 3 fëmijët e saj humbën jetën. Jam pyetur nga media të ndryshme për rastin në fjalë dhe përgjigja ime është kjo: ‘Organet kompetente janë ato që do të zbardhin arsyet dhe motivet që çuan atë grua deri në atë pikë sat i jepte fund jetës, duke marrë me vete edhe 3 fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët e tyre”, ka shkruar Luizi.

Ngjarja e Shkodrës ishte e rëndë dhe shumë e dhimbshme, ndërkohë nuk dihet përse mediat kanë kërkuar mendimin e këngëtarit për këtë tragjedi.

Latest articles

Related articles