Kreu i PLL i reagon Ramës: Shtetin shqiptar e ka bërë Mbreti Zog, ne vuajmë pasojat e komunizmit e korrupsionit

Kreu i PLL Shpëtim Axhami ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Ramës, se “Askush të mos ketë iluzion se një parti tjetër ka fuqinë dhe eksperiencën që të fitojë betejën për shtetbërjen e Shqipërisë”

Sipas Axhamirët, Shtetin shqiptar e ka bërë Mbreti Zog, ne vuajmë pasojat e komunistit e korrupsionit

Duke marrë shkas nga ajo me të cilën KM Rama sot i’u drejtua opozitës:

z.Rama; “Askush të mos ketë iluzion se një parti tjetër ka fuqinë dhe eksperiencën që të fitojë betejën për shtetbërjen e Shqipërisë”

I kujtojmë z.Rama se shtetformimi për Shqipërinë e ka zënafillën dhe eksperiencën me Mbretin Zog I, i cili përgjatë viteve ‘20-‘30 mbështetur nën moton “Atdheu mbi të gjitha” hodhi themelet dhe bëri shtetin e parë modern shqiptar.
Që nga 1944 e deri sot shqiptarët kanë vuajtur pasojat e mungesës së shtetit të së drejtës, dje vuajtën vuatjet e diktaturës e në vitet e pluralizmit mungesën e forcës së shtetit për rritje ekonomike, rend e qetësi, pronë e drejtësi.
Ne jemi të bindur se vetëm nëpërmjet filozofisë zogiste, kjo përshtatur sipas kohëve të sotme moderne, bëhet ashtu si edhe duhet shteti ynë.
Me besim në Zot, mbështetur në pronën private tek pronari i vërtetë, duke forcuar familjen si bazë e shoqërisë kundrejt një shteti të fortë të së drejtës ne bëjmë komb të fortë e të bashkuar dhe të integruar euro-atlantik.
Ne jemi gjithashtu të bindur se bërja e shtetit shqiptar nëpërmjet filozofisë zogiste, kjo sidomos për vetë specifikat e vendit tonë, bëhet në më të mirën e mundshme kundrejt një sistemi qeverisës Mbretëri Kushtetuese.

Latest articles

Related articles