Forcat speciale stërvitje në Pashaliman dhe Ishullin e Sazani, mbështeten nga avionë nga Spanja e Franca

Operatorët e Forcave Speciale të Regjimentit të Operacioneve Speciale së bashku me kolegët e tyre të Maqedonisë së Veriut, të mbështetur nga një anije e klasit Iliria dhe dy avionë nga Spanja e Franca, zhvilluan skenarë të ndryshme stërvitor në bazën detare të Pashalimanit dhe ishullin e Sazanit.

Në këtë stërvitje kompleksë të quajtur “Neptun Strike 2024” u ndërthurën kapacitetet tokë, ajër, det, aftësitë reaguese dhe asetet e aleatëve me qëllim rritjen e gatishmërisë në mbrojtje të Aleancës.

Forcat speciale të ROS së bashku me kolegët e tyre Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë kryen operacione zbarkimi nga deti në tokë, goditje objektivash, zbulim, luftim në zona të banuara me qëllim testimin e aftësive integruese me forca detare aleate në përgjigje të krizave dhe operacioneve të ndryshme.

Këto stërvitje i shërbejnë zhvillimit të aftësive bashkëvepruese ndërmjet vendeve aleate, si dhe testimit të kapaciteteve për mbrojtjen e hapësirës detare.

Latest articles

Related articles