EYP-i, shërbimi sekret grek operacion psikologjik për të destabilizuar drejtësinë

Gjyqtarja e posaçme, Irena Gjoka, njohur edhe me mbiemrat Maneku dhe Shpata thuhet se ka fshehur 2 vendime penalizuese që autoritetet dhe gjykatat greke kanë dhënë ndaj saj.

Vendimi i parë penalizues është administrativ dhe është ndërmarrë nga autoritetet kufitare greke të prefekturës së Janinës që e kanë dëbuar dhe shpallur non grata në zonën Shengen për 10 vite. Vendimi i dytë është i gjykatës administrative të Janinës, që rrëzoi kërkesën e Irena Gjokës për shfuqizimin e masës së dëbimit.

Sipas asaj që publikon gazeta greke Protothema, Irena Gjoka u dëbua pasi u kap më 24 dhjetor 2002, ditën e Krishtlindjeve në përpjekje për të hyrë në Greqi nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës me vizë konsulore të falsifikuar dhe dokumentacione të rreme që e paraqisnin atë me mbiemrin Shpata dhe si minoritare greke e Shqipërisë.

Gati dy muaj më vonë, më 13 shkurt të vitit 2003, shkruan Protothema, Irena Gjoka u përpoq të hyjë sërish në Greqi, po duke përdorur mbiemrin Maneku nga pika kufitare e Kakavijës. Hyrja iu refuzua sërish nga autoritetet greke me arsyetimin se përbënte kërcënim për sigurinë publike.

Këto dokumente janë servirur mediave greke nga shërbimi sekret grek EYP për të dëmtuar reputacionin e sistemit të drejtësisë në vend, pasi kërkesat për informacione për çdo subjekt të vetingut iu dërgohet çdo vendi të BE, nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

EYP dhe autoritetet greke jo vetëm që nuk kanë ofruar informacion sipas kërkesave të OMN, por kanë nxjerrë nga dosjet e shantazhit flet gjyqi që si duket nuk janë me përputhje me ngjarjet.

Latest articles

Related articles