Distanca e sigurisë nga kalbëzimi i PS – REDAKSIONALE

Kryeministri Edi Rama ka ngritur një kurth të ri për opozitën gjoja një rezolutë të re bashkëpunimi me Opozitën për Shqipërinë 2030.

Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë së tij, Rama ika bërë thirrje Opozitës që të bashkëpunojnë me aleatët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile për të adresuar procesin e shtetbërjes evproiane të Shqipërisë.

Kurthi është i njëjti ne 2017 kur la të nënkuptohej bashkëqeverisje me PD. Shtatë vite më vonë ai ka investuar miliona euro dhe mekanizmat e pushtetit për të goditur opozitën, përçarë me Gaz dhe pagaz, si dhe asgjësuar shoqërinë civile, duke kontrolluar mediat në 99 %.

Ai është Korruptori më i madh që ka njohur shteti shqiptar nga themelimi i saj. Ai mendon sesi të asgjësojnë opozitën, Gjykatat dhe SPAK për të mbajtur në vend 1 milion socialistë. Të tjerët mund të ikin sepse pasuritë i ka ndarë me 5 oligarkë. Për çdo sektor ka një Oligark ministër dhe ministrat janë drejtorë të tyre.

Nuk ka paqe me Edi Ramën. Nuk ka marrëveshje me Edi Ramën. Nuk ka shkelje syri me qeverisjen më të korruptuar të 100 viteve të fundit.

Latest articles

Related articles