Adaptimi i Korrupsionit me rreziqet e reja nga SPAK-u

Kryeministri Rama thotë se lufta kundër korrupsionin prej 10 vitesh nuk është më luftë arnash, por një luftë frontale ndaj ‘sistemit’ të korrupsionit.

Mesazhet e Edi Ramës në takimin e zgjeruar të ministrave dhe deputetëve është për të koaliduar korrupsionin para sfidave të reja që iu ka vënë SPAK. Një instrument jashtë kontrollit të plotë të PS.

Rama tha se nuk do të mbrojë askënd që bën një rrugë e dy punë, për shtetin dhe veten, duke ngrënë dardha e molla.

Kjo është një lojë e diskredituar, e ezauruar nga një realitet abuzimesh për 11 vite, 3 mandate. Misioni i këtyre që qeverisin është pasurimi i familjeve dhe sërës së tyre. Që nga nisja e pluralizmit e deri më sot asnjë parti nuk arriti të ngrihej në nivel organizimi dhe funksionimi si PS për të korruptuar, vjedhur dhe plaçkitur pronën e përbashkët.

Kryeministri Rama, njëkohësisht kryetar i PS ka përdorur çdo njërin në foto (poshtë) për të bërë akte kriminale, si vjedhje, grabitje e korrupsion me detyrën shtetërore. Çdo njëri prej tyre ka pasur mbështetje dhe bekimin e Edi Ramës në postin e lartë dhe që e kanë përdorur si plaçkë për tu ndarë, jo me shqiptarët, por mes veti, duke i dhënë kryetarit pjesën më të madhe. Sot po kualudojnë korrupsionin.

Latest articles

Related articles