Thyen xhamin e banesës në gjendje të dehur, humb jetën i riu

Një djalë i ri ka humbur jetën në Elbasan, si pasojë e dëmtimeve të marra pasi thyer xhamin e banesës së tij.

Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit, është dërguar për të marrë mjekim shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në fshatin Gjinar.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 27-vjeçari, në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah.

Pavarësisht asistencës mjekësore, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm.

Latest articles

Related articles