Shqiptarët kanë probleme me datat historike

nga Sebastian Zonja

  • Datëlindjen e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti e kemi me përafërsi. Një datë thotë njëri, ndryshe thotë tjetri.
  • Fotografinë nga shpallja e pavarësisë e kemi një ditë me vonesë dhe akti na ka humbur.
  • Themelimi i Partisë Komuniste, sot Partia Socialiste, është bërë objekt baracaletash. Njësoj për Partinë Demokratike, që çdo vit retushon themelimin.
  • Akoma sot nuk e kemi ndarë kur iku gjermani i fundit, 28 apo 29!!!
  • Shqipëria u pushtua me 7 prill nga italianët dhe ra në betejë Mujo Ulqinaku, ne festojmë 5 majin kur vdiq Qemal Stafa që shkruante trakte komuniste.
  • Së fundmi, aktin e futjes së Shqipërisë në NATO e harruan mbi tavolinë, në Bruksel, dhe erdhi me vonesë në Shqipëri. Datën e kemi të saktë. Letrat shyqyr s’na humbën.

Kjo nuk tregon shumë për popullin sa tregon për elitën politike dhe akademike që janë përzier e këmbyer me njëra – tjetrën sa s’kanë lënë një kufi etik. Kjo tregon edhe burokracinë administrative të paaftë ndër dekada. Është bërë si ka dashur i pari, jo sipas protokollit apo mendimit të pjekur. S’na merr njeri seriozisht po qe se nuk marrim veten.
Do na i kishte zgjidhur këto probleme lideri ynë ndërkombëtar Edi Rama por, ç’e do, ka mbi supe hallet e Ukrainës dhe Gazës këto kohë.

Latest articles

Related articles