Meta: Jam i shqetësuar. Edhe nga Gjiri i Lalëzit kanë ikur shqiptarët

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po zhvillon politika që nxisin largimin e njerëzve nga vendi.

Në një interviste për emisionin 3D me Alban Dudushin në RTSH, Meta tha se lufta e tij është kundër shpopullimit dhe se pjesë e 5 prioriteteve të Partisë së Lirisë është edhe ndjekja e politikave të caktuara që do të rikthejnë në vend 4 milionë shqiptarë plus.

Vajta dje në Gjirin e Lalëzit se kisha kohë pa kaluar dhe pash shumë pak shqiptarë atje. U shqetësova shumë. Ne e duam vendin tonë të jetë me shqiptarë, ata të jenë në vendin e tyre, të ndihen zot të fateve të tyre, ky është problemi im. Lufta ime është kundër shpopullimit të Shqipërisë me 4 milionë shqiptarë plus. Prandaj na duhen 5 prioritete e PL që të shkojmë atje. Në kohën e Berishës njerëzit filluan u kthyen dhe erdhën nga Greqia në Shqipëri. Nuk ka lidhje me krizën, u bë liberalizmi i vizave nuk ikën njerëzit. Tani po ndiqet një program i qartë për rraskapitjen e shqiptarëve dhe largimin e tyre, për shkatërrimin e shtresë së mesme që të shkatërrohet edhe vetë demokracia dhe llogaridhënia”, tha Meta.

Lidhur me reformën në drejtësi, ku sot e akuzon si të kapur nga kryeministri Edi Rama, Meta tha se u bë falë vullnetit të tij.

140 vota i ka bërë Ilir Meta dhe ka marrë me shkrim nga Kongresi Amerikan falënderime të përzemërta”, tha ai.

Latest articles

Related articles