Familja Berisha i shpall luftë familjes Meksi, sonte beteja e parë e gjeneral Çim Pekës

Këtë të enjte në emisionin “Të Paekspozuarit” në Tv MCN, Ylli Rakipi, lëshoi një deklaratë që shokoi shumëkënd dhe veçanërisht demokratët e “Rithemelimit”.

Rakipi tregoi se si një natë në një restorant në periferi të Tiranës kishte gjetur së bashku, Erion Veliajn me Shkëlzen Berishën dhe drejtuesin e SYRI Tv, Çim Pekën. Deklarata u bë lajm viral veçanërisht për faktin se për 5 javë “Rithemelimi” po organizon protesta përpara bashkisë, duke akuzuar Veluaj për korrupsion të madh dhe njëkohësisht duke i kërkuar dorëheqjen.

Pas kësaj reagoi, Shkëlzen Berisha, i cili pasi mohon takimin, (Në asnjë rast), me Veliajn, shton se deklarata dhe mashtrimi i Rakipit është bërë në kuadër të luftës së brendshme, që ka plasur në PS.                               

Nga të katërt protagonistët e darkës së bujshme, (Sipas Rakipit), deri më sot përveç Erion Veliajt që vazhdon që të hesht, zyrtarisht, nuk kishte reaguar vetëm gazetari Çim Peka. Por mbrëmjen e kësaj të diele, edhe ai ka reaguar nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e tij në FB, Çim Peka Live. Peka jo vetëm që mohon takimin dhe sulmon Ylli Rakipin, por edhe paralajmëron që ditën e hënë në emisionin e tij, do të nxjerë fakte se si televizioni MCN ku ka emisionin Rakipi, ka marrë miliona euro nga qeveria Rama dhe mashtrimi i drejtuesit të “Të Paekspozuarit”, është bërë në funksion të një shërbimi ndaj Ramës.

Por disa orë më vonë ka reaguar edhe pronari i MCN, Endri Meksi,i ciki është edhe djali i ish-kryeministrit demokrat, Aleksandër Meksit. Pronari i MCN e ka marrë paralajmërimin e Pekës për kërcënim dhe shkruan se, “Televizioni i Sali Berishës, po kërcënon televizionin e djalit të Aleksandër Meksit”.         

                               

Duket se një rrëfim i Ylli Rakipit për marrëdhënie okulte të familjes Berisha me Erion Veliajn, po çon në luftë të hapur, dy televizione me “orgjinë” demokrate!

Shënimi i drejtuesit të Syri Tv Çim Peka

Deshmitari i rreme!

Te dalesh deshmitar i rreme ne kete moshe duhet te jesh ose shume ne hall ose shume i pamoralshem. Per te gjithe ata pak njerez qe mund te jene peshkuar vertete nga nje mashtrim publik per nje darke qe nuk ka ndodhur kurre, sqarimin dhe arsyet do u’a bej te qarte te Hene ne 20.45!
Darka ne fjale nuk ka ndodhur kurre, por banaku nga ku doli shpifja ka marre miliona euro koncesion nga vellai i Olsi Rames.
Ps: Shihemi te Hene…


Kundërpërgjigjja e pronarit të MCN Endri Meksi

Çim Peka ka kërcënuar sot televizionin e drejtuar nga Endri Meksi, se është përfitues milionash nga pushteti dhe se këto do ti bëjë publike ditën e hënë, në shenjë hakmarrje ndaj deklaratës së Ylli Rakipit.

Pra që ta qartësojmë fabulën. Televizioni i Sali Berishës, do sulmojë televizionin e Endri Meksit, djalit të Aleksandër Meksit, pasi sipas Pekës ka shpifur për Shkëlzenin dhe për këtë do ti denoncojë milionat që ka marrë nga pushteti.

Latest articles

Related articles