Katër persona, mes të cilëve tre të huaj janë vënë në hetim në Durrës, pasi akuzohen se ushtronin veprimtarinë e prostitucionit.
Me anë të një njoftimi, policia thotë se aktiviteti i prostitucionit ushtrohej në ambientet e një pallati në lagjen nr.4.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 pasaporta, 5 celularë dhe shuma parash të valutave të ndryshme të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.