Zhdukja e nënës me tre fëmijët. Arrestohet bashkëshorti, shkaktoi vetëvrasjen e vajzës 9-vjeçare!

:

Një ngjarje me përmasat e një tragjedie të rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dy ditë më parë, një 31-vjeçar denoncoi në polici se bashkëshortja e tij, Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët janë zhdukur, por dje (4 maj), blutë kanë arrestuar Ergys Arrazin, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijët, duke shkaktuar edhe vetëvrasjen e vajzës së tij 9-vjeçare.

Policia thotë se vajza 9 vjeçare e Ergys Arrazit është gjetur e pajetë dhe dyshohet se është vetëmbytur, ndërkohë palombarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.

“Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje. Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. sqaron policia.

Policia e Shkodrës vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti

Latest articles

Related articles