Sociologu Mërtiri: Kjo klasë politike mund të bjerë vetëm me ndërhyrjen e SPAK

Ergys Mërtiri i ftuar në Bilardo në MCN teksa ka komentuar lidhur me sistemin e krijuar në vendin tonë u shpreh se është marrëdhënie e përbashkët, ku sistemi ka prodhuar këta dhe këta sistemin.

Ai tha se Rama pak më pak se hyri në politikën e madhe pak më vonë, por Berisha të paktën dhe Nano po pasi kanë qenë në momentin ndërrimit të sistemeve, pastaj dhe Meta dhe në fund Rama.

Mërtiri u shpreh se për ndërrimin e sistemit beson vetëm te SPAK, pasi sipas tij që një sistem të bjeri duhet të goditet nga faktorë të jashtëm që në këta rast janë ndërkombëtarët që krijuan avarin e quajtur SPAK.

Këta prodhuan dhe konsoliduan pikërisht këtë sistem që është sot dhe pavarësisht se ne sot 30 vite nga komunizmi jetojmë më mirë, por në aspektin institucional jemi më keq, sot është vështirë të përmbysësh diçka. Sistemi nuk rrëzon, por ndërton në një mënyrë të tillë sistemi punon gjithë ditën përmirësimi i sistemit është përshtatje për të mos u rrëzuar.

Nuk e besoj idenë e rrëzimit të sistemit, por besoj te SPAK sepse që një sistem të ndryshoj dhe bjerë duhet diçka nga jashtë të godasë sepse nga brenda është perfekt, dhe nga jashtë është faktori ndërkombëtar që ka krijuar një avari që në këtë rast është SPAK dhe ky kolaps i krijuar SPAK do mund të grupojë disa zëra të tjerë që ti kundërvihen këtij sistemi për ta rrëzuar pastaj. Këtë besoj se do bëjë SPAK të rrëzojë këtë sistem, këtë klasë politike.

Por ajo që besoj unë është se ata janë aty në sajë të një konjukture dhe mendoj se sistemi po mbijeton, përpëlitët dhe po lufton për tu mbajtur me thonj, por se kush do e fitojë luftën mbetet për tu parë. Për mua Meta, Rama, Berisha janë bashkë, dhe janë të detyruar të mbrojnë njeri-tjetrin në fushën ku mendojnë se janë zotë, ndërsa Basha është jashtë kësaj jo për meritë të Bashës, por për meritë të amerikanëve

Latest articles

Related articles