Benet Beci bën shkandal në Shkodër, me festën e Pashkëve

Besimtarë të shumtë ishin mbledhur mbrëmjen e djeshme në meshën e Vigjiljes së Pashkësve Ortodokse në kishën “ Lindja e Krishtit” në Shkodër. Mirëpo, kjo meshë u anulua për një arsye tejet skandaloze.

Muzika e lartë e lokaleve të natës përreth Kishës detyroi dias herë famulltarin At Nikolla Petanin, të ndërpriste meshën.

Në fund ai së bashku me besimtarët e tjerë vendosën që të anulojnë këtë meshë pasi ishte e pamundur që të dëgjohej fjala e famulltarit dhe mesazhi i festës së Pashkëve për shkak të zhurmës që vinte nga lokalet e natës.

“Me një zhurmë të tillë dhe ne do vazhdojmë të lutemi dhe Zoti i udhëzoftë njerëzit më mirë në jetën e përditshme. Sot është dita e ngjalljes të Zoti tonë Jezus Krishtit dhe jemi të gjithë së bashku. Por, ne do vazhdojmë të lutemi dhe nëse këmbanat tona nuk dëgjohen siç është e drejta të dëgjohen unë besoj se nuk ka vlerë që të vazhdojë më tepër”, tha At Nikolla Petani.

Bashkia e Shkodrës nuk ka marrë asnjë masë dhe as policia bashkiake nuk ka ndërhyrë për të ndihmuar në situatë.

Latest articles

Related articles