100 mijë shqiptarë janë mashtruar me kreditë, Raiffeisen sinjalizoi Guvernatorin Sejko. Nuk e vuri ujin në zjarr

Klodian Tomorri

Skandali i mashtrimit me kreditë nga dy institucionet financiare jo banka, MCA dhe Final merr të tjera përmasa, të cilat përfshijnë direkt ministrinë e Drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë. Faktet e dala në dritë së fundmi dëshmojnë se qeveria dhe Banka e Shqipërisë ishin në dijeni të skemës së paligjshme, e cila ka prekur rreth 100 mijë familje, por pavarësisht kësaj nuk ndërhynë.

Në 12 prill të vitit 2022, banka Raiffeisen informon me shqetësim ministrinë e Drejtësisë dhe BSH-në për një fenomen masiv, i cili jo vetëm që po shkelte të drejtat e qytetarëve, por po trondiste edhe vet sistemin financiar.

Në shkresën e firmosur nga drejtori i përgjithshëm Christian Canacaris informohej se tre përmbarues të quajtur Fatos Alimadhi, Helidon Xhindi dhe Lefter Canaj po bllokonin llogaritë bankare dhe pronat e mijëra qytetarëve shqiptarë në mënyrë të paligjshme.

“Fenomeni i konstatuar është dërgimi i mijëra urdhrave për vendosje sekuestro konservative nga e njëjta adresë postare, e cila i përket subjektit ADCA. Kjo gjë krijon dyshimin se urdhrat nuk përpilohen nga përmbarues, por përpilohen nga vetë pala kreditore dhe më pas firmosen formalisht nga përmbaruesit,” informonte Raiffeisen qeverinë dhe BSH.

Banka Raiffeisen kishte arsye të fortë se pse po ngrinte alarmin. Vërshimi i mijëra urdhrave sekuestrosh nga këta përmbarues i kishte vënë në pamundësi bankat për t’i ekzekutuar ato.

Vecc kësaj, edhe pasi bankat vendosnin sekuestron, përmbaruesit nuk procedonin me ekzekutimin e tyre duke i lënë llogaritë e qytetarëve të bllokuara për vite të tëra. Sepse bllokimi kishte vetëm një qëllim, që t’i detyronte qytetarët të merrnin kredi të tjera të MCA dhe Final duke i futur në spiralen e borxhit.

“Kjo gjë ka sjellë krijimin e problemeve dhe pakënaqësive me klientët, të cilëve u pamundësohet tërheqja e pagës mujore” vijonte shkresa.

Raiffeisen nuk ishte banka e vetme që po ngrinte shqetësimin e skemës së paligjshme të sekuestrove, që kishin vënë në jetë MCA dhe Final. Edhe banka OTP kishte ngritur të njëjtin shqetësim pranë institucioneve sicc konfirmon hetimi i prokurorisë së Tiranës. Por pavarësisht se bankat po kërkonin zgjidhje, qeveria dhe Banka e Shqipërisë nuk ndërhhynë.

Mashtrimi vazhdon

Në 31 janar të vitit 2023, ministria e Drejtësisë i drejtohet bankës Raiffeisen për përmasat e këtij fenomeni duke i kërkuar vënien në dispozicion të urdhrave të bllokimit që ishin lëshuar nga këta përmbarues, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së tyre.

Në 17 shkurt banka kthen përgjigje duke i dërguar ministrisë së Drejtësisë 1904 urdhra bllokimi të përmbaruesit Lefter Canaj dhe 9432 urdhra të përmbaruesit Fatos Alimadhi. Por askush nuk di se ccfarë ndodhi më pas. As vetë banka.

“Përvecc komunikimit shkresor të mësipërm, nuk kemi marrë asnjë informacion ne lidhje me rezultatet e kontrollit të ushtruar nga ana juaj, në mënyrë që të kuptojmë nëse shqetësimet tona në lidhje me ekzekutimin e titujve me palë kreditore Micro Credit Albania dhe Final kanë qenë të drejta” nënvizon Raiffeisen.

Dy muaj më parë, Raiffesen i është drejtuar sërish me shkresë zyrtare ministrisë së drejtësisë dhe Bankës së Shqipërisë për t’a vënë në dijeni se fenomeni po përsëritet, por këtë herë me një emër tjetër përmbaruesi.

“E theksojmë këtë fakt pasi është konstatuar se i njëjti fenomen po përsëritet nga përmbaruesi gjyqësor Altin Vako, i cili gjatë periudhës 15 dhjetor 2023-31 janar 2024 ka dëguar pranë bankës tonë 5400 urdhra bllokimi për llogari të Micro Credit Albania dhe Final” thuhet në shkresën e fundit të Raiffeisen drejtuar ministrisë së Drejtësisë dhe Bankës së Shqipërisë.

Në këtë shkresë Raiffeisen i kërkon sërish ministrisë që të verifikojë ligjshmërinë e urdhrave të përmbarimit dhe të informojë bankat se si duhet të veprojnë me to.

Me sa duket pas këtyre shqetësimeve të ngritura në mënyrë të përsëritur nga bankat, ministria u detyrua të reagojë. Pak ditë më parë, ministria e drejtësisë i kërkoi zyrtarisht Bankës së Shqipërisë që të bllokojë aktivitetin e Final dhe Micro Credit Albania.

Po kështu përmes një shkrese paralele MD ka vënë në dijeni kryeministrin Edi Rama dhe SPAK për skemën e mashtrimit të Micro Credit Albania dhe Final, e cila mendohet se ka prekur mbi 100 mijë qytetarë shqiptarë.

Latest articles

Related articles