PD, Myshketa: Zona e Spitallës është e braktisur, ska investime! Mijëra njerëz në hall

Pavarësisht propagandës, realiteti nuk mund të zhbëhet dot.

Ndonëse ndodhet në zemër të Durrësit, Spitallës i mungon infrastruktura bazë.

Pa rrugë dhe kanalizime jeta në të duket sikur nga ngecur në Mesjetë.

Ujërat e zeza janë rrezik i përhershëm për shëndetin e mijëra banorëve që jetojnë aty.

Ndonëse qendra e qytetit nuk është larg, lagjja është e lënë totalisht në harresë.

Kjo është filozofia e investimeve të pushtetit lokal të kësaj mazhorance në të gjithë Shqipërinë, duke e përqëndruar të gjithë vëmendjen tek ‘dritat e qendrës’ dhe duke harruar hallet dhe problemet reale të njerëzve.

Spitalla nuk është një problem i izoluar dhe i veçuar, por është Shqipëria reale, aty ku jetojnë shumica e njerëzve, që përditë përballen me vështirësi të mëdha.

Ndaj thirrja e Partisë Demokratike është për një shkundje të madhe, për një ndryshim të madh që ta orientojmë politikën te hallet dhe problemet e njerëzve dhe jo te propaganda e dritave të gënjeshtra.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim!

Partia Demokratike e Shqipërisë do ta ofrojë atë së bashku me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.

Latest articles

Related articles