Aktivisti i Luginës së Preshevës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti politik për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Muharrem Salihu i cili është nga komuna e Medvegjës, është nominuar kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Evropian.

Nominimi i tij për këtë kandidaturë është bërë nga koalicioni “Stati Uniti d’Europa/Shtetet e Bashkuara të Evropës” nga ish-kryeministri italian, Matteo Renzi dhe Emma Bonino.

Bëjmë me dije se një lajm i tillë është konfirmuar dhe nga media italiane “La Repubblica”.

Nga ana tjetër kujtojmë se qytetarët e Bashkimit Evropian do të votojnë nga 6 deri më 9 qershor për të zgjedhur 720 anëtarë të rinj të Parlamentit Evropian për pesë vitet e ardhshme.

Parlamenti Evropian është njëri prej tre institucioneve kryesore të BE-së që udhëheqin bllokun e 27 vendeve

Latest articles

Related articles