Basha i përgjigjet Manjës: U kap me presh në duar, liroi 100 të dënuar nga GJKKO

3 MAJ 2024, 11:32 /POLITIKË

Kreu i PD-së, Lulzim Basha iu përgjigj ministrit Manja sa i takon amnistisë penale i tha se Manja bën hipokrizi te SAPAK kur thotë ‘luftoni korrupsionin;’ ndërsa flet për pazare.

“Pse zoti Manja pret deri të enjten për përgjigjet? Ai është kapur me presh në duar, duke gënjyer. Ai nuk ka gënjyer nga halli, por planifikoi lirimin e dhjetërave deri në 100 të burgosur, të dënuar për korrupsion nga GJKKO. Manja bën hipokrizi te SAPAK kur thotë ‘luftoni korrupsionin’, por bëri pazare. Ata kërkojnë që t’u mbyllin gojën me kodin e heshtjes. Është atentat ndaj SPAK dhe reformës në drejtësi. Nuk është bërë me eksploziv dhe karikator, por me akt politik.”, tha Basha.

Latest articles

Related articles