Zbuloi se “Boeing” neglizhonte defektet në aeroplanë, vdes papritur sinjalizuesi i dytë brenda pak muajsh


Një ish-punonjës i Boeing, që zbuloi se si kompania e aeroplanëve neglizhonte defekte serioze me pjesët, ka vdekur papritur në moshën 45-vjeçare pasi u prek nga një sëmundje e papritur.

Joshua Dean, sipas të afërmve të tij, njihej për shëndet të mirë dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.

Dean ishte një nga sinjalizuesit e parë që akuzoi furnizuesin e Boeing, Spirit AeroSystems, për anashkalime.

Ai u pushua nga puna në prill 2023. Dean u dërgua me urgjencë në spital dy javë më parë pasi kishte probleme me frymëmarrjen.

Gjendja e tij filloi të përkeqësohej. Pasi u intubua zhvilloi pneumoni para se të merrte një infeksion bakterial, MRSA.

Sipas një skanimi CT, ai pësoi gjatë kësaj kohe edhe një goditje në tru.

Dean përfaqësohej nga e njëjta firmë ligjore që përfaqësonte sinjalizuesin e Boeing, John Barnett, i cili dyshohet se kreu vetëvrasje në mars të këtij viti.

Latest articles

Related articles