U zu me të birin, farmacistja në Tiranë në gjendje të rëndë. Konsumoi medikamente



Shërbimet e Komisariatit nr.6 në kryeqytet kanë vën në pranga shtetasin Henri Breçani.


Sipas informacioneve parapraket raportohet se 19-vjeçari është konfliktuar me nënën e tij, Flora Breçanin, e cila pas zënkës ka konsumuar medikamente duke tentuar t’i jap fund jetës.

Kjo e fundit me profesion farmaciste ndodhet në gjendje kritike për jetën në repartin e toksikologjisë.

Bëhet me dije se i riu ka kundërshtuar dhe më pas ka goditur punonjësin e policisë i cili tentoi ta shqëronte.

19-vjeçari u arrestau në flagrancë ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“U arrestua në flagrancë shtetasi H. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është konfliktuar me nënën e tij, shtetasen F. B., e cila më pas ka konsumuar disa medikamente. Shtetasja F. B. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Gjatë shoqërimit, shtetasi H. B. ka kundërshuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Latest articles

Related articles