SPAK: Goditen call center në Tiranë, sekuestrohen kompjutera, ora luksoze dhe drogë


Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje nga operacioni për goditjen e një rrjeti “call center”-ash në Ballkan dhe Liban, që akuzohet se ka mashtruar qytetarët evropianë duke u vjedhur gati 10 milionë euro.

SPAK thotë se një prej qendrave të këtij rrjeti ndodhej në Tiranë dhe drejtohej ngas shtetasi me inicialet Enea Sulejmani. Ky i fundit akuzohet për “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Po ashtu, gjatë kontrollit në qendrën e thirrjeve, agjentët e SPAK kanë sekuestruar 6 njësi kompjuterike Laptop; 1 njësi kompjuterike PC; 11 aparate telefoni celularë; 2 monitorë kompjuteri; 1 USB; 1 pajisje monitorimi kamera sigurie; 10 110 Euro; 3 Automjete; 2 ora të markës “Ademars Piguet”; dokumente të ndryshme me të dhëna të viktimave dhe të funksionimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm si dhe sasi lënde narkotike.

Operacioni u krye nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në bashkëpunim me SPAK

Latest articles

Related articles