Krim makabër, dhunohet për vdekje çifti i të moshuarve

Gjenden të pajetë brenda banesës së tyre një çift të moshuarish në fshatin Bodrishtë në Dropull.

Të moshuarit kanë shenja dhune në trup çka mund të thuhet se bëhet fjalë për krim të ndodhur ndaj tyre.

Të moshuarit janë Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe. Policia ka shkuar në vendngjarje ku po merret me hetimin e këtij krimi makabër.

Dropull/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Latest articles

Related articles