Edi Rama shkon në Bashkinë e Tiranës

Që nga arrestimi i drejtorëve të bashkisë së Tiranës, nisja e protestës së opozitës dhe thirrja e Erjon Veliajt në SPAK morën hov spekulimet se Rama lëshoi Veliajn, apo se Veliaj tani e humbi mbështetjen e partisë Socialiste. Hamendësimet për një braktisje të kryebashkiakut të Tiranës në ditën e tij më të vështirë, e përforcoi një prononcim i Ramës që i kërkonte prokurorëve të SPAK t’i nxirrnin ujin e zi korrupsionit, kur u pyet për rastin Veliaj..

Por këtë të enjte, Rama shkoi në Bashkinë e Tiranës me ftesë të Erjon Veliajt. Sebepi është nderimi i Ali Ahmetit me titullin “Qytetar nderi” të Tiranës. Telenovela për marrëdhënien mes të dyve merr një kthesë të papritur, sepse shtrëngimi i duarve, takimi dhe vizita e Ramës në bashki mund të konsiderohet si një rikthim mes çiftit Rama-Veliaj që një vit para zgjedhjeve u intereson të bashkëpunojnë për hir të pushtetit, që është më i madh se ndonjë pakënaqësi e momentit.

Latest articles

Related articles