Bashkia Lezhë diskriminon banorët e 6 njësive administrative| PD, Marku: Propaganda nuk është as shërbim, as investim

Në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook, Sekretarja e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit në PD, Alfrida Marku, shprehet se plani i investimeve në Bashkinë Lezhë, i paraqitur 5 muaj me vonesë, shpërndan në mënyrë të disbalancuar dhe diskriminon banorët e 6 njësive administrative në këtë Bashki.

Më tej kryetarja e PD Lezhë thotë se “propaganda nuk është as shërbim, as investim , por vetëm përpjekje për të manipuluar opinionin publik”.

Më poshtë postimi i plotë i Alfrida Markut:

PLANI PA PLAN I INVESTIMEVE për këtë vit, i paraqitur nga Bashkia Lezhë pothuajse 5 muaj me vonesë dhe pa asnjë projekt konkret të detajuar, shpërndan në mënyrë krejtësisht të disbalancuar buxhetin duke lënë në harresë apo DISKRIMINUAR banorët e 6 njesive administrative në Bashkinë Lezhë.

⛔️Asnjë investim në infrastrukturën rrugore , si zë i vetëm në buxhetin e këtij viti për investime, nuk është parashikuar nga Bashkia Lezhë për këtë vit për banorët e njesive administrative📍 Balldren, Shëngjin, Dajç, Blinisht, Ungrej dhe Lezhë përjashtuar këtu një rrugë në lagjen Shehër, një investim i pamjaftueshëm krahasuar me faktin që në qytetin e Lezhës banojnë më shumë se 1/4 e banorëve të Bashkisë.

📌Bashkia Lezhë duhet të bëjë transparencë në lidhje 5.3 miliard lekë të parashikuar në buxhetin e këtij viti, për infrastrukturën rrugore, si investime të reja apo projekte që vijojnë nga viti i kaluar, kjo për faktin se situata në në terren reflekton pikpyetje të arsyeshme: asnjë metër rrugë në asnjë njesi administrative të Lezhës, në asnjë lagje , në fshat e qytet, nuk rezulton e shtruar apo rehabilituar, ndërkohë që jemi në muajin e pestë të këtij viti buxhetor .

Banorët e Lezhës paguajnë gjithnjë e më shumë taksa dhe tarifa vendore duke besuar në përmirësim të shërbimeve dhe investime të reja, por i vetmi shërbim ku bashkia Lezhë investohet për të bërë maksimumin është propaganda.

❌Propaganda nuk është as shërbim, as investim , por vetëm përpjekje për të manipuluar opinionin publik.

BashkiaLezhë #MungesëTransparence #Propagandë

shumëfjalë #pakpunë

Latest articles

Related articles