Amnistia Penale, Basha: PS-Rithemelimi mesazh të fortë drejtësisë “ju dënoni të korruptuarit, ne i lirojmë”

Kryetari i Partisë Demokratike, në fjalën para nisjes së seancës në Kuvend ka komentuar në lidhje me Amnistinë Penale dhe faktin që SPAK ka deklaruar se prej tyre kanë përfituar disa persona.

Ulsi Manja dhe qeveria ka pasur vetëm një interes, i kanë mbajtur 3 muaj më shumë në burg personat e dënuar për të liruar rreth 100 persona të dënuar për korrupsionKemi depozituar kërkesë për interpelancë me Manjën. PD dhe deputetët tanë, që kanë dalë nga votat e demokratëve nuk mund të përfshihen në këtë pazar të ndyrë. Po jepet mesazhi që kur zyrtarët dënojnë qeveria me ata që ndodhen në Kuvend me votat e demokratëve, i lirojnë”, tha ai.

Por gazetarët e kanë detyruar Bashën të devijojë fjalën, duke i kërkuar koment në lidhje me protestën që po mbahet para godinës nga gazetarët e terrenit. Basha tha se trajtimi i kësaj çështjeje kërkon angazhim politik dhe një qëndrim të qartë e të prerë.

“Siç është zbuluar nga media, mbi 100 persona që janë dënuar nga GJKKO, janë liruar. Në kundërshtim total me zotimet e marra. Kjo është njollë e zezë!
Politikanët nuk kanë punuar që të pengojnë punën e gazetarëve dhe të ushtrojnë presion. Sot jetojmë nga një ambient mediatik i dominuar nga interesat politikë. I mbajnë gazetarët për bukën e gojës, dhe ata janë më të kapur. Demi duhet kapur nga brirët. Kërkohet një angazhim më i madh. Sapo presion të këtë ndaj pronarëve të medias, ata nuk bëjnë dot gjë nëse ndeshen me murin e gazetarëve. Edhe PD ka pjesë nga reflektimi i këtij problemi. Nukj mendoj se jemi shkaku i këtij problemi, por duhet të jemi pro luftimit të fenomenit të sulmeve ndaj gazetarëve. Duhet të mbështesim një faqe të re të medias shqiptare.”, tha ai.

Latest articles

Related articles