Një efektiv i burgut të Fierit, goditet pas shpine

Një efektiv i burgut të Fierit, mbrëmjen e djeshme (30 prill) është goditur me një send të fortë nga shtetas i paidentifikuar.

Policia bën me dije se 64-vjeçari ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka goditur me send të fortë Nazmi Doku, 64 vjeç (efektiv i IEVP Fier), duke i shkaktuar dëmtime të lehta

Latest articles

Related articles