Hetimi ndaj Monika Kryemadhit, SPAK kontroll në banesën e Olti Currit


Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve me urdhër të SPAK-ut, kanë kryer një kontroll në shtëpinë e blogerit Olti Curri në lagjen “Kodra e Diellit” në kryeqytet.

Gazetari Arsen Rusta bën me dije për Mcn Live se agjentët kanë sekuestruar disa prova materiale, që mund të ndihmojnë në hetimin për Monika Kryemadhin.

“Është raportuar në media, ne kemi kërkuar informacion nga Prokuroria e Posaçme, e cila ka refuzuar të përgjigjet zyrtarisht, duke mos mohuar çfarë qarkullon. Informacioni jo zyrtar është që banesa e personazhit, blegerit, pjesë e botës së spektaklit apo show biz-it Olti Curri, është kontrolluar nga oficerët e BKH, një banesë që ndodhet në kryeqytet te ‘Kodra e Diellit’. Prokuroria e Posaçme dyshon se në këtë banesë mund të kishte prova në lidhje me një hetim të nisur ndaj znj. Kryemadhi, një njeri me të cilën Olti Curri ka pasur raporte, aktivitete, pasi ka qenë pjesë e LSI. Flitet që është sekuestruar një set i provave materiale, ende Prokuroria e Posaçme për shkak të sekretit hetimor, s’e konfirmon. S’është vetëm banesa e Olti Currit. Nga personazhe të medias, show biz-it, por edhe botës së krimit, ku jo vetëm janë kontrolluar apartamentet, vilat, por edhe janë sekuestruar prova”.

Latest articles

Related articles