Vendimi i Gjykatës së Tiranës, Basha: Telenovela e vulës është stisur nga aktorët që u intereson të largojnë vëmendjen problemet e vërteta

Telenovela e vulës është stisur nga aktorët që u intereson të largojnë vëmendjen nga çështjet e vërteta të vendit, problemet e vërteta. Vula gjithmonë në Partinë Demokratike ka qenë. Dhe në PD do të mbetet. Nuk mund të mbulohet pikëpyetja mbi legjitimitetin e individëve të caktuar duke i shkuar pas një telenovele që në fakt ka eklipsuar jo pak aksionin opozitar që duhej rejtuar ndaj Edi Ramës. Padiskutim e ka shtyrë, e ka stimuluar, e ka motivuar edhe ai këtë çështje, për ta mbajtur si një çështje të pranishme në çdo debat politik dhe mediatik. Për ne ky është një debat i stisur.

Latest articles

Related articles